SuperAlb.Com - Albanian Web Solutions
  Postuar nga admin më 20 November 2008 në kategorinë Investime Shqiptare, Uncategorized 606 lexime

shtepi ne shitje, tirane

Ndertimet-tregu, investimet, rriten vleren e tregut

• Gjatë viteve të fundit, tregu i pasurive të patundshme në vendin tonë është zhvilluar ndjeshëm. Shkak janë jo vetëm kreditimi i ndjeshëm i këtij sektori nga bankat, por edhe kërkesat e mëdha të qytetarëve për strehim.

TIRANE- Tregu i pasurive të paluajtshme mbetet një altrenativë shumë e mirë invetsimi për qytetarët dhe bizneset. Kjo duke pasur parasysh zhvillimin e sektorit të ndërtimit në vendin tonë dhe kërkesat në rritje të qytetarëve për strehim.

Sipas drejtuesve të Ministrisë së Punëve Publike, investimet që po bëhen në infrastrukturën rrugore kanë rritur vlerën e pasurive të patundshme në shumë qytete të vogla të vendit. Ndërkohë që sipas kryetarit të Shoqatës së Bankave, Edvin Libohova per pasuritë e patundshme janë dhënë mbi 1 miliardë euro kredi, shumë që përbën edhe 40 për qind të totalit të kredive të dhëna.

Gjatë viteve të fundit, tregu i pasurive të paluajtshme në vendin tonë është zhvilluar ndjeshëm. Kërkesat më të mëdha ka në qenë për qytetet kryesore të vendit, aty ku jnë përqëndruar edhe pjesa dërrmuese e ndërtimeve. (A.Sulçe-news24/balkanweb)

Shkruaj një Koment

  Kategoritë
  Artikulli i Fundit
  Lidhjet
  Partnerë
  Arkivi
  Fjalë Kyçe
©2008 GjejProna Blog | Sistemi nga WordPress | Dizajni nga SuperAlb.Com