SuperAlb.Com - Albanian Web Solutions
  Postuar nga admin më 26 November 2008 në kategorinë Ndërtimi në Shqipëri 224 lexime

shtepi ne shitje, tirane Hapet konkursi ndërkombëtar për ndërtimin e dy kullave në zonën pranë stacionit të trenit në Tiranë. Kryetari i Bashkisë, Edi Rama e cilësoi si mjaft të rëndësishëm këtë konkurs dhe tha se Tirana është stacion i zhvillimit të rëndësishëm urban.

TIRANE- Bashkia e Tiranës hapi sot konkursin ndërkombëtar për ndërtimin e dy kullave multifunksionale në zonën pranë stacionit të trenit. Dy godinat janë parashikuar nga studimi francez në qendër të qytetit.
“Tirana është bërë stacioni ku ndodhin ngjarje të rëndësishme për të ardhmen. Jam absolutisht i bindur që e nesërmja kur këto ide do të kthehen në objekte që do të bashkëjetojnë me kryeqytetasit do të jetë vërtet një aryse për të qenë krenar”- tha kryetari i bashkisë Edi Rama i cili ishte i pranishëm në hapjen e këtij konkursi ku marrin pjesë dy kompani të huaja dhe një shqiptare.

Në projektet e kompanive pjesëmarrëse në konkurs parashikohet që këto dy kulla të jenë në funksion të planit francez për kryeqytetin dhe të krijojnë një kombinim mes imagjinatës dhe realitetit. Kullat janë parashikuar të kryejnë shume funksione si hoteleri, zyra, rezidenca, qëndra tregtare, dyqane etj. Të tre projektet e prezantuara i kanë kushtuar vëmendje të madhe hapësirave publike, me parqe, lulishte etj. Projekt idea fituese do të shpallet mbasditen e sotme nga juria e përbëre nga arkitektë të huaj dhe vendas.

(s.g/BalkanWeb)

Shkruaj një Koment

  Kategoritë
  Artikulli i Fundit
  Lidhjet
  Partnerë
  Arkivi
  Fjalë Kyçe
©2008 GjejProna Blog | Sistemi nga WordPress | Dizajni nga SuperAlb.Com