
-Konsulencë, shitje blerje apartamentesh, shitje blerje dyqanesh, shitje blerje trojesh dhe tokash.
GjejProna.com është një kompani që ushtron aktivitetin saj në të gjithë Shqipërinë për konsulencë rreth pronave.(Konsulencë, shitje blerje apartamentesh, shitje blerje dyqanesh, shitje blerje trojesh dhe tokash.)
Ne jemi të specializuar kryesisht në qytetitin e Tiranës për shitje blerje apartamentesh, dyqanesh, toka dhe troje.
- Kjo konsulencë qëndron në gjetjen e pronës më të mirë të mundëshme për blerësit.
- Ne kemi “radarët” tanë të hapur vazhdimisht rreth pronave në shitje.
Radari konsiston në një përmbledhje të vazhdueshme të informacionit nga stafi ynë rreth pronave.
- Informacioni është i mjaftueshëm për marrjen e vendimeve të blerjeve.
- Informacionit rreth pronave është i saktë dhe real duke patur të dhëna rreth zonave të banuara dhe rrugëve të caktuara.
Ne jemi vazhdimisht duke e ndjekur mirë këtë treg dhe kjo është ajo pikë që na jep sigurinë në vendimet tona.
Duhet ditur mirë që tregu i pronave është një treg i ngurtë dhe pak likuid (kthehet me vështirësi në para për kohë të shkurtër) duke qënë kështu vendimi për pronën tuaj duhet të jetë sa më i specializuar dhe me sa më shumë informacion sepse nuk e ndërroni apo ta rishisni me lehtësi.
Ne besojmë se vendime të tilla ju ndikojnë në jetën tuaj sepse prona është një nga nevojat jetike të njeriut ajo e sigurimit të banimit.
Në tregun shqiptar mungesa e informacionit dhe përpunimi i tij është një problem i vazhdueshëm që kërkon impenjim për ta zgjidhur. Ndërkohë që shitësit e shtëpive “të këqia” relativisht me tregun e kërkojnë këtë mungesë informacioni nga blerësit.
Ne jemi pikërisht këtu që vendimet tuaja të jenë profesionale dhe me informacion të vazhdueshëm.
Ne ju këshillojmë që të merrni konsulencë nga njerëz të specializuar përpara se të blini shtëpi dhe mos nxitoni.
Për më tepër kontaktoni me ne ose na vizitoni pranë zyrave tona:
Rr. e Kavajës
Rrugica Bogdani(Ish-Samsungu Rruga nga qëndra
Pranë minibashkisë Nr 10.
069 20 40 640
068 20 94 04 2
04 226 9 790
Shënim:
Fjala pronë është përdorur si fjalë e përshtatshme shqipe në këmbim me fjalët që qarkullojnë me nesh si : imobiliare, immobiliare, real estate, property e të tjera si këto.
Në fakt na vjen keq që gjuha shqipe deri diku është lënë jetime dhe ka filluar të përthith shumë huazime në mënyrë të habitshme pa iu përmbajtur rregullave etj.
Ne në bazë të njohurive që kemi dhe dëshirës për të ruajtur kulturën tonë shqiptare që edhe pse koncepti i sakrificës për këtë vend është harrur mes njerëzve.
Ne mundohemi të bëjmë sa kemi mundësi në këtë temë dhe për atë që nuk kemi mundësi jemi të justifikuar.