SuperAlb.Com - Albanian Web Solutions
  Postuar nga admin më 26 November 2008 në kategorinë Infrastrukturë 85 lexime

• Kostoja totale e projektit për furnizimin me ujë të Orikumit është 16.467 Milion USD që do të bashkë-financohet ne vlere 13.3 milionë dollarë nga Banka Islamike dhe 3.1 milionë dollarë nga qeveria shqiptare

TIRANE- U nënshkrua sot marrëveshja e kredisë mes Bankës Islamike për Zhvillim, për financimin e projektit “Furnizimi me ujë në Orikum”. Ministri i Financave Ridvan Bode, i cili firmosi marrëveshjen falënderoi Bankën Islamike për Zhvillim për bashkëpunimin dhe inkurajoi për projekte të tjera që lehtësojnë infrastrukturën turistike në vend. Kostoja totale e projektit është 16.467 Milion USD që do të bashkë-financohet ne vlere 13.3 milionë dollarë nga Banka Islamike dhe 3.1 milionë dollarë nga qeveria shqiptare.
Projekti është parashikuar të realizohet brenda 4 vjetësh dhe synon te zgjidhë sipas normave kombëtare furnizimin e pandërprerë me ujë të pijshëm të banorëve të Orikumit dhe të përmirësoje kushtet e mjedisit nëpërmjet ndërtimit të një rrjeti furnizimi me ujë dhe shërbimesh sanitare në zonën e projektit.

(O.Zh BalkanWeb)

Shkruaj një Koment

  Kategoritë
  Artikulli i Fundit
  Lidhjet
  Partnerë
  Arkivi
  Fjalë Kyçe
©2008 GjejProna Blog | Sistemi nga WordPress | Dizajni nga SuperAlb.Com