• Forcat zjarrfikëse të Gjirokastrës lokalizuan në kohë flakët e një zjarri që përfshinë sot paradite një banesë, e cila ndodhej shumë pranë godinës së gjimnazit “Asim Zeneli”, në pjesën e sipërme të qytetit jugor.
GJIROKASTËR-Flakët e zjarrit që shpërthyen në një banesë, për pak desh rrezikuan edhe një shkollë të mesme. Forcat zjarrfikëse të Gjirokastrës lokalizuan në kohë flakët e një zjarri që përfshinë sot paradite një banesë, e cila ndodhej shumë pranë godinës së gjimnazit “Asim Zeneli”, në pjesën e sipërme të qytetit jugor.
Zjarri ra rreth orës 10:30, në shtëpinë ngjitur me shkollën dhe nga hetimet e deritanishme mendohet të jetë shkaktuar nga pakujdesia e familjarëve.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë 2 mjete zjarrfikëse dhe forca të shumta policie, të cilat nuk lejuan përhapjen e flakëve në godinat që ndodheshin pranë. Mësohet se si pasojë e këtij zjarri u ndërpre mësimi në shkollën “Asim Zeneli”.
(d.b/BalkanWeb)