SuperAlb.Com - Albanian Web Solutions
  Postuar nga admin më 20 November 2008 në kategorinë Tiranë 1,257 lexime

apartamente-ne-shitje-fusha-e-aviacionit

Nga Ermelinda Hoxhaj
Kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama zhvilloi dje takim me banorët e njësisë nr.7. Vitin që vjen i gjithë segmenti i i ish-fushës së aviacionit do të jetë i gjithi me pemë, me kënde të ndryshme pushimi.

TIRANE- Takimet me komunitetin për hartimin e buxhetit 2009, ditën e djeshme kanë vijuar me qytetarët e njësisë bashkiake Nr.7. “Vitin që vjen në këtë njësi do të fillojë puna për ta kthyer në një bulevard të ri të kryeqytetit, të gjithë segmentin e ish-fushës së aviacionit. Do të jetë një bulevard i një natyre të veçantë, sepse do të jetë i gjithi me pemë, me kënde të ndryshme për të moshuarit, për fëmijët dhe me një hapësirë të gjerë këmbësorësh e që do t’i japë një drejtim tjetër asaj lagjeje që ka marrë një zhvillim të madh, për sa i përket hapësirave të banimit dhe me siguri do të rrisë ndjeshëm vlerën e të gjithë atyre apartamenteve dhe dyqaneve”, - ka deklaruar kryebashkiaku Edi Rama.

Në Njësinë bashkiake Nr.7 janë planifikuar:

  • rikualifikimi urban i sheshit “21 Dhjetori”,
  • hapësirës midis pallateve në Bllokun “Partizani”,
  •  rikualifikimi dhe shndërrimi urban i pistës së aviacionit ku do krijohet një park i gjelbër,
  • si edhe ndërhyrje e plotë në bllokun e banimit 22 (kufizuar nga rruga e Kavajës, Bulevardi ‘Zhan D’Ark’ e rruga ‘Irfan Tomini’).

Gjithashtu, do të investohet për ndërtimin e 3 këndeve “Dua të luaj”, ku do të ngrihen 3 fusha basketbolli, kënde sporti dhe kënde lojërash. Si dhe janë në fazën e projektimit, ndërhyrja në rikonstruksionin e dy çerdheve ekzistuese, ndërtimin e një çerdheje të re si edhe 3 kopshteve.

Gjatë hartimit të buxhetit 2009, po lançohet edhe nisma më e fundit e Bashkisë së Tiranës, Fondi i Komunitetit: 10 për qind e investimeve (3 milionë dollarë ose 260 milionë lekë të reja), do të caktohen direkt nga votimi i qytetarëve dhe do të shpërndahen sipas këtij votimi për mirëmbajtje, trotuare apo lulishte të vogla.

shtepi-apartament-ne-shitje-tirane
(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Shkruaj një Koment

  Kategoritë
  Artikulli i Fundit
  Lidhjet
  Partnerë
  Arkivi
  Fjalë Kyçe
©2008 GjejProna Blog | Sistemi nga WordPress | Dizajni nga SuperAlb.Com