• Instituti i Statistikave, ka bërë të ditur sot se inflacioni ne vendin tonë është rritur me 0.4 për qind kundrejt muajit të kaluar. Në ecurinë e këtij treguesi ka ndikuar indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkoolike”, i cili ka shënuar rritje prej 1.5 për qind.
TIRANE- Shtrenjtimi i çmimeve të artikujve ushqimorë ka shkaktuar rritjen e kostos së jetesës në vend. Instituti i Statistikave njofton se gjatë muajit janar inflacioni arriti në 2.1 për qind, duke shënuar një rritje prej 0.4 për qind kundrejt muajit të kaluar. Ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, inflacioni rezulton 0.9 për qind më i ulët. Në ecurinë e këtij treguesi ka ndikuar kryesisht indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkoolike”, i cili ka shënuar një rritje prej 1.5 për qind. Ndërsa grupi “Transport” rezulton me një rënie në masën 1.8 për qind. Kjo për shkak të uljes së çmimit të naftës me 8.9 për qind dhe benzinës me 6.4 për qind. Rënie ka pësuar edhe Indeksi i grupit “Veshje dhe këpucë” për shkak të skontove të sezonit. (a.r/news24/balkanweb)