• Nga Aurora Sulçe
Çmimet e ushqimeve kanë pësuar rritje ditët e fundit, ndryshe nga sa po ndodh në të gjitha vendet e botës. Tregtarët shprehen se rritja ka ardhur nga mallrat e importit dhe se xhiroja ka rënë ndjeshëm.
TIRANE- Ndërsa në të gjithë botën, çmimet e mallrave të konsumit dhe veçanërisht ato të ushqimeve kanë pësuar rënie, tek ne ndodh e kundërta. Ditët e fundit, çmimet e fruta- perimeve janë shtrenjtuar. Kjo rritje është ndjerë menjëherë nga konsumatorët, të cilët po blejnë gjithmonë e më pak. Madje, edhe për raste festash siç është dita e sotme.
Rritja e çmimeve pranohet edhe nga tregtarët. Por sipas tyre, kjo shkaktohet pasi në treg ka vetëm produkte importi, ndërkohë që prodhimi vendas mungon. Tregtarët shpjegojnë se nga rritja e çmimeve po penalizohen edhe ata, pasi ka rënë ndjeshëm kërkesa.
Çmimet e artikujve ushqimorë pritet të pësojnë rritje të mëtejshme për të kulmuar me fundvitin e dhjetorit, me festat e fundvitit.
Hije monopolesh
Rritja e disa prej produkteve më të rëndësishme, si mielli, gruri dhe nafta, ka qenë e pazakontë këtë vit. Çmimi i naftës megjithëse në tregjet ndërkombëtare ka pësuar rënie, në Shqipëri vazhdon të mbetet i lartë. E njëjta situatë reflektohet edhe në çmimin e grurit dhe të miellit. Në muajin mars kur prodhuesit e bukës, kërkuan rritje çmimesh, Ministria e Bujqësisë deklaroi se kishim të bënim me “grupe mafioze”, por u mjaftua vetëm me këtë deklaratë, dhe çmimet u vendosën, për 700 gramë bukë, çmimi arriti në 80 lekë. Tregu i importit të grurit është përqendruar gjatë viteve të fundit vetëm në tre-katër kompani, të cilat kanë kapacitete financiare të mjaftueshme për të porositur sasi të konsiderueshme. Tregu i miellit është përqendruar në tre-katër fabrika kryesore që kanë kapacitete dominuese në industrinë e blojës në vend. Tregu i vajit, një produkt gjithashtu me çmime të rritura, dominohet nga tre-katër kompani që kanë segmentuar tregun sipas cilësisë së ndryshme të produkteve. Çmimet e mallrave ku ka dominim të pak kompanive në treg, janë rritur shumë më tepër sesa çmimet e mallrave ku nuk ka dominim. Çmimet e veshjeve dhe këpucëve kanë pësuar rënie dhe çmimet e mobiljeve, gjithashtu.
Kjo bën që Shqiptarët të paguajnë shtrenjtë gjithë produktet jetësore, dhe jetesa bëhet
(O.Zhupa/ BalkanWeb)