GjejProna Blog

INSTAT: Inflacioni pëson rritje me 0.4 për qind
• Instituti i Statistikave, ka bërë të ditur sot se inflacioni ne vendin tonë është rritur me 0.4 për qind kundrejt muajit të kaluar. Në ecurinë e këtij treguesi ka ndikuar indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkoolike”, i cili ka shënuar rritje prej 1.5 për qind.

TIRANE- Shtrenjtimi i çmimeve të artikujve ushqimorë ka shkaktuar rritjen e kostos së jetesës në vend. Instituti i Statistikave njofton se gjatë muajit janar inflacioni arriti në 2.1 për qind, duke shënuar një rritje prej 0.4 për qind kundrejt muajit të kaluar. Ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, inflacioni rezulton 0.9 për qind më i ulët. Në ecurinë e këtij treguesi ka ndikuar kryesisht indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkoolike”, i cili ka shënuar një rritje prej 1.5 për qind. Ndërsa grupi “Transport” rezulton me një rënie në masën 1.8 për qind. Kjo për shkak të uljes së çmimit të naftës me 8.9 për qind dhe benzinës me 6.4 për qind. Rënie ka pësuar edhe Indeksi i grupit “Veshje dhe këpucë” për shkak të skontove të sezonit. (a.r/news24/balkanweb)

Festat, rriten çmimet e ushqimeve në vend
• Nga Aurora Sulçe

Çmimet e ushqimeve kanë pësuar rritje ditët e fundit, ndryshe nga sa po ndodh në të gjitha vendet e botës. Tregtarët shprehen se rritja ka ardhur nga mallrat e importit dhe se xhiroja ka rënë ndjeshëm.

TIRANE- Ndërsa në të gjithë botën, çmimet e mallrave të konsumit dhe veçanërisht ato të ushqimeve kanë pësuar rënie, tek ne ndodh e kundërta. Ditët e fundit, çmimet e fruta- perimeve janë shtrenjtuar. Kjo rritje është ndjerë menjëherë nga konsumatorët, të cilët po blejnë gjithmonë e më pak. Madje, edhe për raste festash siç është dita e sotme.

Rritja e çmimeve pranohet edhe nga tregtarët. Por sipas tyre, kjo shkaktohet pasi në treg ka vetëm produkte importi, ndërkohë që prodhimi vendas mungon. Tregtarët shpjegojnë se nga rritja e çmimeve po penalizohen edhe ata, pasi ka rënë ndjeshëm kërkesa.

Çmimet e artikujve ushqimorë pritet të pësojnë rritje të mëtejshme për të kulmuar me fundvitin e dhjetorit, me festat e fundvitit.

Hije monopolesh

Rritja e disa prej produkteve më të rëndësishme, si mielli, gruri dhe nafta, ka qenë e pazakontë këtë vit. Çmimi i naftës megjithëse në tregjet ndërkombëtare ka pësuar rënie, në Shqipëri vazhdon të mbetet i lartë. E njëjta situatë reflektohet edhe në çmimin e grurit dhe të miellit. Në muajin mars kur prodhuesit e bukës, kërkuan rritje çmimesh, Ministria e Bujqësisë deklaroi se kishim të bënim me “grupe mafioze”, por u mjaftua vetëm me këtë deklaratë, dhe çmimet u vendosën, për 700 gramë bukë, çmimi arriti në 80 lekë. Tregu i importit të grurit është përqendruar gjatë viteve të fundit vetëm në tre-katër kompani, të cilat kanë kapacitete financiare të mjaftueshme për të porositur sasi të konsiderueshme. Tregu i miellit është përqendruar në tre-katër fabrika kryesore që kanë kapacitete dominuese në industrinë e blojës në vend. Tregu i vajit, një produkt gjithashtu me çmime të rritura, dominohet nga tre-katër kompani që kanë segmentuar tregun sipas cilësisë së ndryshme të produkteve. Çmimet e mallrave ku ka dominim të pak kompanive në treg, janë rritur shumë më tepër sesa çmimet e mallrave ku nuk ka dominim. Çmimet e veshjeve dhe këpucëve kanë pësuar rënie dhe çmimet e mobiljeve, gjithashtu.

Kjo bën që Shqiptarët të paguajnë shtrenjtë gjithë produktet jetësore, dhe jetesa bëhet

(O.Zhupa/ BalkanWeb)

Dollari në nivelin më të lartë të dy viteve ndaj lekut
• Dollari amerikan është forcuar së tepërmi duke arritur nivelin më të lartë të dy viteve ndaj lekut. Ndërkohë euro ka pësuar rënie dhe rënia pritet të jetë edhe më e madhe në javët në vazhdim, për shkak të rënies së ekonomisë së eurozonës.

TIRANE -Dollari amerikan është forcuar gjatë javës së fundit duke u këmbyer në nivelin më të lartë të dy viteve ndaj lekut. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë, tregojnë se kursi mesatar i këmbimit të dollarit gjatë kësaj jave është luhatur në nivelin 96.09 deri në 98.38. Ky është niveli më i lartë që prej dy vitesh i dollarit ndaj lekut.

Ndërkohë që euro ka një rënie të lehtë duke ndjekur ecurinë në tregjet ndërkombëtare.

Tregu ndërkombëtar

Euro dollari

Euro sot ka qenë në nivelin më të ulët të pothuaj tre javëve ndaj dollarit, pasi të gjithë ekonomistët presin që Banka Qendrore Europiane (BQE) të ulë normën bazë të interesit pasi inflacioni në eurozonë ra në nivelin më të ulët që prej vitit 1991.

“BQE pritet të jetë agresive në uljen e normës bazë të interesit” – tha Lane Neëman, drejtore në ING Financial Market LLC në New York.

Euro ka rënë më shumë se 1.6% deri në nivelin 1.2701 nga 1.2904 që këmbehej ditën e djeshme.

Të dhënat nga instituti i statistikave evropiane në Luksemburg kanë njoftuar sot se inflacioni në eurozonë ka rënë në nivelin 2.1% në muajin nëntor nga 3.2% që ishte në Tetor. Ndërkohë që papunësia shënon rritje në të gjitha vendet e eurozonës përveçse Gjermanisë.

Ekonomistët janë të bindur se EQB do të ulë normën bazë të interesit me të paktën 75 pikë bazë nga niveli 3.25% që është aktualisht.

Pritet që norma bazë e euros të arrijë në nivelin 2.75%.

Rënia e euros është një lajm i mirë për ata shqiptarë që kanë marrë kredinë në euro dhe rrogën e marrin në lekë. Për ata kredia bëhet më e lirë.

(Orjeta Zhupa/ BalkanWeb)

Moti i keq u prish shtëpinë, tetë vetë në qiell të hapur
Nga Armir Mehaj

Një natë acar ajo e 21 nëntorit. Rrokullima e gurëve dhe e mureve të shtëpisë, i ka detyruar Bukurije e Isuf Ibraj që të shpejtojnë për të nxjerrë fëmijët jashtë. “Dolëm në oborr dhe pamë me sy teksa na rrëzohej shtëpia”

PUKE -Mjerimi është “peliçja” e vet me në garderobën e familjes Ibraj, në fshatin Iballë të Pukës. Këpucët e çizmet që mbajnë në këmbë 6 fëmijët e çiftit Bukurije e Isuf Ibrajt, ku më e madhja ndër to është vetëm 15 vjeç, duket sikur kanë hapur gojën për të thithur ujin dhe të ftohtin e dimrit. Diku në një cep të shtëpisë gërmadhë, ata rreken të gjejnë lugët dhe ndonjë pjatë, ndonëse në të shumtën e rasteve, enët e kuzhinës nuk u hyjnë në punë. Në këto ditë të ftohta, e zonja e shtëpisë “thyen duart”, se nuk arrin të ngop barkun e gjashtë fëmijëve të saj me bukë thatë, ndërsa në barkun e saj kanë marrë jetë dhe dy binjakë. Skamja në këtë familje humbet kuptimësinë e saj (gjithçka me kalimin e kohës duket njëlloj, nuk bën më përshtypje), si në mijëra familje në zonat e thella të këtij rrethi, por edhe fshatra e komuna të “humbura” të vendit tonë. Ato pak thërrime buke që mezi siguroheshin me asistencën që përfiton familja Ibraj në nevojë, tashmë vështirë të gjenden, vështirë të shijojnë. Nuk ka më as sofër, ku të shtrohet buka e ndarë në racione për tetë (10) pjesëtarët e familjes. Vetëm një javë më parë, stuhia e reshjeve shoqëruar me erë të fortë, i dha “goditjen” e fundit shpresave të vocërrakëve dhe dy bashkëshortëve Ibraj. Muret e banesës njëkatëshe, të krisura që një vit më parë, pothuajse u shembën në tokë. Që prej një jave, kjo familje e mjerë i kalon ditët nën rrënojat e shtëpisë, ndërsa netët në zyrat e Komunës. Natën kanë frikë të flenë në banesë, se mëngjesi mund t’i gjejë ata nën gërmadha. Ndonëse ishte një fatkeqësi natyrore që rrënoi familjen Ibraj, askush nuk është kujtuar që ta ndihmojë atë. Nocioni shtet, vështirë të kuptohet në këto zona, ku bardhësia vrasëse e dëborës është “mikja” e vetme e banorëve të varfër.

SHEMBJA E

SHTËPISË

Një natë acar ajo e 21 nëntorit. Rrokullima e gurëve dhe e mureve të shtëpisë, i ka detyruar Bukurije e Isuf Ibraj që të shpejtojnë për të nxjerrë fëmijët jashtë. “Dolëm në oborr dhe pamë me sy teksa na rrëzohej shtëpia. Vetëm shikonim, pasi nuk kishim se çfarë të bënim tjetër. Unë dhe gruaja, shtrëngonim pas vetes fëmijët. Jam në hall të madh, por kur mendoj se kam fëmijët gjallë, halli më duket më i vogël”, - shprehet 47-vjeçari. Teksa rrudhat e presin më fort në ballë, duke krijuar imazhin e një plaku dhe jo të një mesoburri, Isuf Ibraj pohon se është në merak për shëndetin e 6 vocërrakëve dhe të gruas së tij shtatzënë.

PANGOPJA…

“Askush nuk u mendua për ne. Këto ditë fqinjët na kanë ndihmuar me ushqime, por nuk shtyhen ditët kështu. Shpesh më shkon në mendje të bëj atë që nuk duhet të më shkoj në mendje”, - thotë zonja e shtëpisë, Bukurija. Ndërsa dëgjon fjalët e nënës, Florida, vajza më e madhe e familjes Ibraj, shpërthen në lot. “Nëna është me bark tek goja, babai është i sëmurë dhe më shumë rri në spitale se pranë nesh. Dikush duhet të na ndihmojë se nuk kemi as bukë thatë”, - pohon 15-vjeçarja. Fëmijët e familjes Ibraj kanë ditë që nuk shkojnë në shkollë, ata ndihen në pavetëdijen e tyre si “Luli i Vocërr” i Migjenit.

APELI

Familja Ibraj mbahet me një asistencë prej 2000 lekësh. Të terrorizuar nga pangopja, të mbetur mes katër rrugëve tani sapo ka nisur dimri, pjesëtarët e kësaj familje i bëjnë apel shtetit që t’ju gjejë strehë ku të futin kokën dhe t’i ndihmojë me ushqime. Mësohet se drejtuesit e Komunës së Iballës, i kanë dërguar një shkresë zyrtare Drejtorisë së Përgjithshme të Shtabit të Emergjencave Civile në Tiranë, ku kërkohet që të ndihmohet familja Ibraj, por ende nuk është kthyer një përgjigje.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Korrupsioni në Shqipëri, rritet 6 për qind në 12 muaj
• Nga Genc Kondi

Lufta kundër këtij të fundit është kthyer në një “kalë beteje” propagandistik për Kryeministrin Berisha, por nga sa del prej anketimit të bizneseve mund të cilësohet si një betejë e humbur.

TIRANE-Ritmi i rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto mund të vazhdojë të jetë 5-6% në vit, por ai nuk zgjidh problemet e shqiptarëve me korrupsionin. Lufta kundër këtij të fundit është kthyer në një “kalë beteje” propagandistik për Kryeministrin Berisha, por nga sa del prej anketimit të bizneseve e qytetarëve këtë vit, mund të cilësohet si një betejë e humbur. Kjo, për faktin se nga viti 2007 e deri sot, shqiptarët kanë shprehur një rritje të ndjeshme të shqetësimit lidhur me nivelin e korrupsionit të zyrtarëve shtetërorë.

Rajoni

Shqiptarët e vendosin në vend të parë, midis tri pengesave kryesore për të bërë biznes, korrupsionin, ndryshe nga të gjitha vendet e Evropës Juglindore, thuhet në raportin e ACIT-USAID. Për kroatët e malazezët, faktori më problematik për zhvillimin e mëtejshëm të biznesit mbetet burokracia ineficente. Ndërkohë, shqetësimi më i madh për moldavët është pamundësia për financime dhe për serbët e maqedonasit, është pastabiliteti politik. Vetëm shqiptarët, në formularët e pyetësorëve të përgatitur nga Banka Botërore, sjellin korrupsionin si problemin më të madh në këtë drejtim.

Acarimi

Korrupsioni rezulton se ka qenë në vend të tretë të shqetësimeve te shqiptarëve, në anketimet e kryera nga Banka Botërore një vit më parë. Në vitin 2007, shqetësimi më i madh ka qenë infrastruktura, pasuar nga burokracia shtetërore dhe së treti, korrupsioni. Rezulton, kështu që nga viti 2007, në vitin 2008, problematika e korrupsionit është rritur gjashtë për qind, duke kaluar nga 15,4% në 21,3%.

Vetëm në Moldavi, Kroaci e Serbi, në rajonin tonë, rezulton që korrupsioni të jetë ndër tre faktorët më shqetësues e pengues të biznesit, në të tre rastet në vend të dytë të shqetësimeve.

Krimi

Kostoja që kompanitë shqiptare janë të detyruara të paguajnë për sigurinë e tyre, është dy herë më e lartë se mesatarja e rajonit, sipas sondazheve të ndërkombëtarëve, thekson raporti i ACIT-USAID-it. Po kështu, rezulton se mesatarisht ato janë të detyruara të paguajnë dy herë më shumë se simotrat e tyre ballkanike për të dhënë “dhurata” (ryshfete) për të përfituar kontrata qeveritare dhe 1,5 herë më shumë për të përballuar korrupsionin në të gjitha nivelet e punonjësve shtetërorë.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Rritet inflacioni, Qeveria ngrin pagat e buxhetorëve
Nga Genc Kondi

Inflacioni rritet ne menyre te ndjeshme, por perkunder kesaj qeveria nuk miraton vendimin per indeksimin e pagave.

TIRANE-Edhe për shumë muaj të tjerë, punonjësit e sektorit shtetëror do të punojnë me të njëjtat paga, pavarësisht nga rritja e normës së inflacionit tej normës së parashikuara nga qeveria, Banka e Shqipërisë dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Një projektvendim qeverie, që parashikonte indeksimin e pagave të kësaj kategorie punonjësish, nuk ka marrë OK nga ana e kabinetit Berisha, në mbledhjen e qeverisë, të zhvilluar dje. Vendimi ishte propozuar nga ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe parashikonte që indeksimi i pagave për vitin 2008 të bëhej në masën 3,1 për qind. Kjo masë ishte propozuar edhe nga ekspertë të pavarur të ekonomisë, si dhe nga opozita politike ditët e fundit, në përputhje me shembujt që ndiqen në vende të ndryshme të botës në rastet kur inflacioni rritet në mënyrë të ndjeshme. Madje, ky inflacion aktualisht është në nivelin 4,6 %, kështu që indeksimi duhej të ishte edhe më i lartë. Kjo do të thotë që në një kohë kur inflacioni në rritje pakëson fuqinë blerëse të pagave, që marrin punonjësit, shteti merr pasa për të rritur automatikisht pagat nominale, duke mbajtur të palëvizur nivelin e të ardhurave të tyre. Një masë e tillë në sektorin shtetëror duhet të sjellë edhe indeksim të pagave nga privatët. Por kabineti qeveritar ka vendosur të shtyjë VKM-në, për të ndjekur ecurinë e inflacionit për gjashtë muaj të tjerë. Efekti financiar i parashikuar do të ishte i konsiderueshëm: 175 milionë lekë në muaj nga fondi i pagave i institucioneve buxhetore dhe me një total prej mbi 1 miliard lekësh të reja. Një masë e tillë duket se është kundërshtuar nga Ministria e Financave, e cila ka deklaruar zyrtarisht se politika e indeksimit të pagave do të shqyrtohet gjatë 6-mujorit të dytë të këtij viti. Po kështu, edhe Ministria e Brendshme është shprehur se politika e indeksimit të pagave duhet të shqyrtohet në të njëjtën kohë me politikat e rritjes së pagave për vitin 2008.

(d.b/GazetaShqiptare/Balkanweb)

Eurozonë, bie inflacioni, reflektimi në Shqipëri
• Inflacioni në eurozonë ka pësuar sot rënien më të madhe të të gjitha kohëve, që prej hedhjes së euros në qarkullim. Rënia e inflacionit në Eurozonë pritet të reflektohet edhe në Shqipëri, përsa kohë që 80% e flukseve tregtare kryhen me eurozonën.

FRANKFURT - Inflacioni në eurozonë ka pësuar sot rënien më të madhe që prej hedhjes së euros në qarkullim, të paktën një dekadë më parë. Kjo gjë rrit edhe më shumë shanset që Banka Qendrore Europiane të ulë normën bazë të interesit të euros në takimin e javës së ardhshme.

Inflacioni vjetor në 15 vendet e eurozonës ka rënë nga niveli 3.2% në muajin Tetor, në 2.1% në muajin Nëntor, sipas të dhënave të Eurostat. Ky është niveli më i ulët që prej muajit Gusht të vitit 2007.

Eurozona është aktualisht në recesion ekonomik- papunësia është rritur me shpejtësi në të gjithë kontinentin.

Papunësia është rritur deri në nivelin 7.7% të forcës punëtore në Tetor, nga 7.6% që ishte një muaj më parë. Franca dhe Spanja kanë raportuar një rritje të madhe të papunësisë, ndërkohë që në Gjermani papunësia është në të njëjtat nivele, prej 7.1%.

Që prej muajit tetor, Banka Qendrore Europiane ka ulur dy herë normën bazë të interesit ë euros deri në nivelin aktual prej 3.25%. Por ekonomistët parashikojnë edhe një rënie tjetër në takimin e ardhshëm të BQE-së. Banka pretendon të mbajë nivelin bazë të inflacionit, nën 2% por jo më pak se 1.5%.

Inflacioni në Eurozonë pritet të bjerë edhe më shumë në vitin 2009, pas rënies që kanë pësuar çmimet e naftës, dhe ekonomistët thonë se nuk është çudi që inflacioni të bjerë edhe nën nivelin zero përqind. Ndërsa anëtarët e BQE-së shohin pak rrezik deflacioni- një rënie e përgjithshme e çmimeve që ka efekte të këqija mbi ekonominë.

Tregu vendas

Rënia e inflacionit në Eurozonë pritet të reflektohet edhe në Shqipëri, përsa kohë që 80% e flukseve tregtare kryhen me vendet e eurozonës. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë në një takim të ditëve të fundit është shprehur se: “ulja e ndjeshme e çmimeve të ushqimeve dhe të lëndëve të para ka ndikuar në lehtësimin e presioneve inflacioniste në ekonomitë e eurozonës”.

Sipas Fullanit ulja e çmimeve të konsumit pritet të vazhdojë edhe në muajt pasardhës, duke bërë që fokusi i politikave monetare të zhvendoset drejt evitimit të situatave deflacioniste dhe nxitjes së rritjes ekonomike.

Në një përpjekje për të lehtësuar presionet në tregje dhe për të përshtatur më mirë kushtet monetare me tablonë e presioneve të reduktuara inflacioniste, bankat kryesore qendrore, përfshirë Rezervën Federale, Bankën Qendrore Evropiane dhe Bankën e Anglisë, ulën normën bazë të interesit në një lëvizje të koordinuar, në datën 8 tetor 2008.

Pas kësaj, këto banka ulën përsëri normat përkatëse të interesit; Rezerva Federale dhe Banka Qendrore Evropiane me nga 50 pikë bazë ndërsa Banka e Anglisë, në një lëvizje më agresive, me 150 pikë bazë.

Inflacioni në Shqipëri

Pas rritjes në gjashtëmujorin e parë të vitit përtej kufirit të tolerancës prej 4 për qind, rritja vjetore e çmimeve të konsumit në tremujorin e tretë rezultoi 3.0 për qind, duke qenë tërësisht në linjë me objektivin e stabilitetit të çmimeve të Bankës së Shqipërisë. Inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi rënie edhe në muajin tetor, duke zbritur në 2.7 për qind.

“Ulja e normës së inflacionit në këtë periudhë është nxitur nga qetësimi i goditjeve të ofertës agregate, në formën e çmimeve të larta të ushqimeve, të naftës dhe të lëndëve të para në tregun ndërkombëtar.”- tha Fullani

Sipas tij, treguesit më specifikë të prirjeve inflacioniste, siç është inflacioni bazë, tregojnë se balancat makroekonomike në vend dhe kushtet monetare kanë qenë të përshtatshme për të garantuar një normë inflacioni afër objektivit të synuar nga Banka e Shqipërisë.

(Orjeta Zhupa/ BalkanWeb)

BERZH: Rritja ekonomike në Shqipëri, do ulet
• Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, publikon raportin shqetësues mbi ndikimet e krizës globale në vendet ku kjo bankë vepron, kryesisht vendet e Evropës Juglindore dhe Qendrore. Sipas BERZH ritmet e rritjes ekonomike në këto vende nga 6.3% do të ulen në 3% vitin e ardhshëm.

TIRANE- Ekonomitë e vendeve ku vepron Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim gjatë 2009 do të ngadalësohen ndjeshëm për shkak të krizës globale financiare. Raporti shqetësues mbi ndikimin ndjeshëm në krizë globale në Rajon publikohet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Për Shqipërinë parashikohet që ritmet e rritjes ekonomike nga 6 për qind që është aktualisht të bie në 5 për qind. Peter Sanfey, ekonomist i BERZH deklaron se “Shqipëria po vazhdon të ketë progres të mirë në disa fusha, por nevojiten shumë përpjekje për të përmirësuar klimën e biznesit dhe të rritet cilësia e infrastrukturës për të ruajtur në të ardhmen rritjen me ritme të larta të viteve të fundit. Raporti i tranzicionit i BERZH për 2008 parashikon që në përgjithësi se në vendet ku vepron kjo bankë rritja ekonomike do të ulet nga 6.3 % që është aktualisht në 3% në 2009

Në një kapitull të veçantë mbi ndikimin e krizës globale të kredive në rajon raporti thotë se përkeqësimi në të gjithë mjedisin financiar mund të rezultojë në një kontraktim të zgjatur dhe të rëndësishëm të tregut të kredive. Raporti thotë se ka faktorë të ndryshëm që mund të ndihmojnë rajonin për të parandaluar këtë skenar pesimist. Këtu përmendet rënia e nivelit të borxheve të qeverive që nga viti 2000 duke i dhënë më shumë fleksibilitet politikave qeveritare. Zyrtarët e BERZH shprehin shqetësimin se ngadalësimi i ritmeve ekonomike do të zbusë kërcënimin e inflacionit, ndërsa stabiliteti i sistemit bankar duhet të kthehet në prioritet të të gjitha qeverive të Rajonit. Erik Berglof Drejtor i Zyrës Ekonomike të BERZH shprehet se “mosndërprerja e rritjes ekonomike në rajon gjatë fazave të para të krizës ishte tregues për arritjen e reformave, por tani Rajoni i përballur me një atmosferë ndërkombëtare shumë pak dashamirëse me largimin e kapitalit nga tregjet në zhvillim, mungesë oreksi për rrezik si dhe me recension në ekonomitë kryesore do të provojë qëndrueshmërinë e vendeve në tranzicion. (a.r/news24/balkanweb)

Nënshkruhet kontrata për aksin Levan- Tepelenë
• Nënshkruhet kontrata për fillimin e punimeve në aksin Levan – Tepelenë. Segmenti është pjesë e Korridorit Veri-Jug dhe financohet nga BEI. Punimet do të zgjasin 30 muaj.

TIRANE- Nënshkruhet kontrata për fillimin e punimeve për ndërtimin e aksit Levan – Tepelenë. Projekti financohet nga BEI dhe Berzh me vlerë rreth 70 milion Euro. Në ceremoninë zyrtare që u zhvillua sot paradite ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi.

Segmenti rrugor Levan - Tepelenë është pjesë e Korridorit Veri-Jug që shtrihet nga Hani i Hotit në kufirin shqiptaro- malazes në veri deri në Kakavijë në kufirin Shqiptaro-Grek në Jug.

Seksioni Levan - Tepelenë paraqet një rrugë me gjatësi 70 Km e projektuar me dy kalime, sipas Standardeve Evropiane të Rrugëve Nacionale. Gjërësia e asfaltuar e rrugës do të jetë 10.5m (2 korsi me 3.75m dhe 2 bankina me 1.5m). Projekti me vlerë 2 milion Euro është hartuar në vitin 2004 nga kompania franceze Scetauroute.

Ky segment është ndarë në 2 lote: Loti i parë është Levan – Damës me gjatësi 37.5km me vlerë 39.1 milion Euro (me TVSH). Loti i dytë 2: Damës - Tepelenë me gjatësi 32.5 km me vlerë 28.6 milion Euro (me TVSH)

Punimet në seksionin e parë Levan – Damës do të kryhen nga firma Italiane Todino Construzioni Generali ndërsa për seksionin e dytë nga Damës në Tepelenë do të kryhen nga firma austriake Alpine Bau Gmbh.

Punimet e ndërtimit për këtë aks do të zgjasin 30 muaj dhe do të përfshijnë ndërtimin e 50 urave, 48 veprave të vogla arti dhe volume për zërat kryesore si: 3.200.000 m3 gërmime, 2.000.000 m3 mbushje, 129.000 m3 bitum për shtresat asfaltike .

Shpejtësia e parashikuar për të udhëtuar automjetet në këtë aksi rrugor varion nga 80 deri më 100 km/h.

Mbikqyrja e punimeve me financim nga Delegacioni i Komisionit Evropian me vlerën 2.6 milion Euro do të kryhet nga bashkimi i kompanive italiane Technital&Tecnic&Stretto di Messina.

Pika e fillimit (Km 0) gjëndet atje ku rruga Levan-Tepelenë bashkohet me rrugën ekzistuese Fier-Vlorë, 9.5 km në Jug-Lindje të Fierit. Për rreth 37.0 km rruga përshkron një terren kryesisht fushor përgjatë rrjedhes së Vjosës dhe bashkohet me rrugën ekzistuese Fier – Tepelenë në Damës (Fratar). Ky segment ndjek luginën e Vjosës dhe shmang plotësisht zonën e vështire kodrinore të Ballshit. Rruga arrin më pas në Tepelenë duke ndjekur pak a shume gjurmën ekzistuese me përmirësime të ndjeshme të karakteristikave gjeometrike dhe sigurisë për përdoruesit.

Domosdoshmëria e ndërtimit të këtij aksi rrugor erdhi nga rritja e ndjeshme e trafikut kohëve të fundit. Sipas studimit të trafikut të paraqitur në Studimin Rajonal të Infrastrukturës së Transportit (SRIT) për Ballkanin paraqitur në Konferencën Europiane të Ministrave të Transportit, trafiku ekzistues në këtë aks është 3500 mjete në dite. Vlerësimi i trafikut për aksin Fier-Tepelenë parashikohet që në vitin 2015 të arrijë në mbi 6000 mjete në ditë.

Përvec përfitimeve direkte në shkëmbimin tranzit të mallrave drejt qëndrave të banuara në Jug e më tej drejt Greqisë dhe anasjelltas, rruga e re do të sjellë një lidhje më të mirë me zonën dhe pjesën tjetër të vendit. Ajo do të lejojë banorët e fshatrave të vogla të disponojnë të gjitha lehtësirat për akses të shpejtë në qëndrat e zhvilluara si dhe do të gjallërojë ekonominë lokale dhe bizneset e vogla përgjatë infrastrukturës.

(s.g/Balkanweb)

Nënshkruhet projekti pë furnizimin me ujë të Orikumit
• Kostoja totale e projektit për furnizimin me ujë të Orikumit është 16.467 Milion USD që do të bashkë-financohet ne vlere 13.3 milionë dollarë nga Banka Islamike dhe 3.1 milionë dollarë nga qeveria shqiptare

TIRANE- U nënshkrua sot marrëveshja e kredisë mes Bankës Islamike për Zhvillim, për financimin e projektit “Furnizimi me ujë në Orikum”. Ministri i Financave Ridvan Bode, i cili firmosi marrëveshjen falënderoi Bankën Islamike për Zhvillim për bashkëpunimin dhe inkurajoi për projekte të tjera që lehtësojnë infrastrukturën turistike në vend. Kostoja totale e projektit është 16.467 Milion USD që do të bashkë-financohet ne vlere 13.3 milionë dollarë nga Banka Islamike dhe 3.1 milionë dollarë nga qeveria shqiptare.

Projekti është parashikuar të realizohet brenda 4 vjetësh dhe synon te zgjidhë sipas normave kombëtare furnizimin e pandërprerë me ujë të pijshëm të banorëve të Orikumit dhe të përmirësoje kushtet e mjedisit nëpërmjet ndërtimit të një rrjeti furnizimi me ujë dhe shërbimesh sanitare në zonën e projektit.

(O.Zh BalkanWeb)