SuperAlb.Com - Albanian Web Solutions
  Postuar nga admin më 29 November 2008 në kategorinë Ekonomia Shqiptare, Uncategorized 136 lexime

• Dollari amerikan është forcuar së tepërmi duke arritur nivelin më të lartë të dy viteve ndaj lekut. Ndërkohë euro ka pësuar rënie dhe rënia pritet të jetë edhe më e madhe në javët në vazhdim, për shkak të rënies së ekonomisë së eurozonës.

TIRANE -Dollari amerikan është forcuar gjatë javës së fundit duke u këmbyer në nivelin më të lartë të dy viteve ndaj lekut. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë, tregojnë se kursi mesatar i këmbimit të dollarit gjatë kësaj jave është luhatur në nivelin 96.09 deri në 98.38. Ky është niveli më i lartë që prej dy vitesh i dollarit ndaj lekut.
Ndërkohë që euro ka një rënie të lehtë duke ndjekur ecurinë në tregjet ndërkombëtare.

Tregu ndërkombëtar
Euro dollari

Euro sot ka qenë në nivelin më të ulët të pothuaj tre javëve ndaj dollarit, pasi të gjithë ekonomistët presin që Banka Qendrore Europiane (BQE) të ulë normën bazë të interesit pasi inflacioni në eurozonë ra në nivelin më të ulët që prej vitit 1991.

“BQE pritet të jetë agresive në uljen e normës bazë të interesit” – tha Lane Neëman, drejtore në ING Financial Market LLC në New York.

Euro ka rënë më shumë se 1.6% deri në nivelin 1.2701 nga 1.2904 që këmbehej ditën e djeshme.

Të dhënat nga instituti i statistikave evropiane në Luksemburg kanë njoftuar sot se inflacioni në eurozonë ka rënë në nivelin 2.1% në muajin nëntor nga 3.2% që ishte në Tetor. Ndërkohë që papunësia shënon rritje në të gjitha vendet e eurozonës përveçse Gjermanisë.

Ekonomistët janë të bindur se EQB do të ulë normën bazë të interesit me të paktën 75 pikë bazë nga niveli 3.25% që është aktualisht.

Pritet që norma bazë e euros të arrijë në nivelin 2.75%.
Rënia e euros është një lajm i mirë për ata shqiptarë që kanë marrë kredinë në euro dhe rrogën e marrin në lekë. Për ata kredia bëhet më e lirë.

(Orjeta Zhupa/ BalkanWeb)

Shkruaj një Koment

  Kategoritë
  Artikulli i Fundit
  Lidhjet
  Partnerë
  Arkivi
  Fjalë Kyçe
©2008 GjejProna Blog | Sistemi nga WordPress | Dizajni nga SuperAlb.Com