SuperAlb.Com - Albanian Web Solutions
  Postuar nga admin më 26 November 2008 në kategorinë Ndërtimi në Shqipëri 243 lexime

shtepi ne shitje, tirane

• Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha u ndal te ligji i ri i urbanistikës. Berisha kerkoi shkurtim ne afatin kohor per procedurat e dhenies se lejeve te ndertimit. “Keshtu do tee menjanohen burokratizmat” Version multimedial i ketij lajmi

TIRANE - Kryeministri Sali Berisha ka folur sot ne mbledhjen e qeverisë për lejet e ndërtimit duke e cilesuar si problematike situaten dhe procedurat që ndiqen. Berisha tha se per kete arsye duhet nderhyre ne ligjin per urbanistiken dhe se KKRT duhet te japë lejen e ndërtimit brenda 50 ditëve. “Aktualisht mesatarja për marrjen e lejes së ndërtimit në Shqipëri është 390 ditë”, theksoi Berisha.
Kryeministri Sali Berisha vlerësoi sot hapat e ndërmarra për reduktimin e afateve dhe dokumentacioneve për dhënien e lejeve të ndërtimit. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha u ndal te ligji i ri i urbanistikës, të cilin e konsideroi si jashtëzakonisht të rëndësishëm, si “kushtetutën e territorit”.
Lidhur me problemin e lejeve të ndërtimit, Kryeministri Berisha vuri në dukje se “për fat të keq Shqipëria është kuotuar në vendin e 176, pra në grupin e katër- pesë vendeve më të mundimshme për dhënien e lejeve të ndërtimit”.
Duke e konsideruar këtë si një situatë të papranueshme, Kryeministri informoi se “mesatarja për marrjen e lejes së ndërtimit në Shqipëri është 390 ditë, gjë që krijon një mekanizëm të tmerrshëm burokratik”.
Kreu i Qeverisë bëri përgjegjëse për këtë gjendje qeveritë vendore, por, sipas tij, “disa vendime merren dhe mbi qeveritë vendore, nga qarqet, e të tjera me radhë”.
“Është punuar gjatë këtyre dy muajve në mënyrë të veçantë për këtë problem dhe do të bëhen ndërhyrje në ligjin ekzistues të urbanistikës për shkak të natyrës urgjente të problemit. Leja e ndërtimit nuk do të mund të zgjatet më, në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë, mbi 50 ditë”, u shpreh Kryeministri Berisha.
Duke sqaruar mbi procedurat që parashikon ligji i ri i urbanistikës për lejet e ndërtimit, Kryeministri u shpreh se “shqyrtimi i dokumentacioneve të pranuara duhet të bëhet brenda një jave, kurse afati prej 42 ditësh do të jetë për plotësimin e dokumentave, të cilat tani reduktohen nga 22 apo 24 që ishin, në 8 dokumenta”.
Kreu i qeverisë propozoi që njësitë e qeverisjes vendore duhet të funksionojnë si One Stop Shop. “Në qoftë se në ditën e 51-të, qytetari nuk ka marrë me shkrim lejen apo vendimin e motivuar për mosdhënien e lejes së ndërtimit, ai do të ketë të drejtën të fillojë ndërtimin”, u tregua i prere Kryeministri.

(d.b/BalkanWeb)

Shkruaj një Koment

  Kategoritë
  Artikulli i Fundit
  Lidhjet
  Partnerë
  Arkivi
  Fjalë Kyçe
©2008 GjejProna Blog | Sistemi nga WordPress | Dizajni nga SuperAlb.Com